Ditari i Opozitës

Nishani: PD aktualisht ndodhet në një kaos të madh, shkak është Basha

Nishani: PD aktualisht ndodhet në një kaos të madh, shkak

Ish kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Bujar Nishani, i pozicionuar krah ish liderit të PD, Sali Berisha ka deklaruar se kryedemokrati Lulzim Basha ka shumë arsye për t'u shkarkuar.

I ftuar në 'Studio Live' në Report TV, për Nishanin PD aktualisht ndodhet në një kaos të madh dhe sfida e 11 dhjetorit është të realizojë pritshmëritë e demokratëve për ristrukturimin e partisë.   

"Këtu ka vend për analizë për zotin Basha pasi në drejtimin e tij kemi 4 zgjedhje të humbura dhe 12 vite në opozitë dhe nuk mund të vijojë të jetë më në krye të PD. Kjo është një arsye. Tjera lidhet me premtimet që ai bëri në garën e fundit elektorale, ku Basha tha se nuk do njoh zgjedhjet e 25 prillit, do bashkojë demokratë dhe do u kërkoj transparencë SHBA për shpalljen "non grata" të Sali Berishës, por sapo u votëbesua për të treja premtimet ai i harroi dhe nuk i zbatoi duke treguar se nuk e meriton më atë votëbesim që mori nga delegatët.

PD prej kohësh është në një kaos të madh lidhur me deklarata dhe qëndrimet që mban pasi i thotë dhe i rrëzon po vetë pak më mbrapa dhe nuk duhen marrë seriozisht deklarate e dala nga selia blu. 

Jam i bindur se Berisha sfidën e ka për të ndërtuar një ekip dhe për të realizuar të gjitha pritshmëritë që ka anëtarësia e PD", tha Nishani.

Të fundit