Flash News

Ditari i Opozitës

Nishani: PD në krizë shumëdimensionale, me ‘foltoren’ e Berishës më pranë ringritjes se sa shuarjes së saj

Nishani: PD në krizë shumëdimensionale, me ‘foltoren’

Ish-presidenti Bujar Nishani ka komentuar krizën në Partinë Demokratike, për të cilën thotë se është shumëdimensionale dhe mund të konkludojë me rigritjen e PD ose me shuarjen totale të kësaj force politike.

I ftuar në emisionin ‘Të vaksinuarit’ në Fax News, Nishani u shpreh se që pas 25 prillit, PD po shkon drejt një krize identiteti

Aulon Kalaja: Ku po shkon Partia Demokratike? A është krizë kjo që po ndodh në PD?

Nishani: Është një krizë shumëdimensionale. Është një krizë organizative pasi ka ngecur në agjendës së saj politike duke renditur vetëm humbje.

Pas 25 prillit po shkojmë drejt një krize identiteti. PD ka qenë përfaqësuesja e qendrës së djathtë në Shqipëri. Ka një krizë të thellë dhe është evidente, nuk ka kundërshti të mëdha pasi ka një sërë faktesh për këtë. Në këto momente ka mundësi për ringritje ose për shuarje totale. Kjo krizë ka fituar opinioni e pjesës më të madhe të publikut. PD është më pranë ringritjes se sa shuarjes së saj.

 

Të fundit