Flash News

Ditari i Opozitës

Nisi fushatën në Himarë, Gjikuria : Do të vë në zbatim programin e Fredi Belerit

Nisi fushatën në Himarë, Gjikuria : Do të vë në

Kandidati për kryetarë bashkie në Himarë nga radhët e opozitës së bashkuar, Petro Gjikuria nisi sot fushatën në Himarë.

Në fjalën e tij, Gjikuria tha se do të vërë në zbatim programin e Fredi Belerit, të cilit KQZ i hoqi mandatin. 

"Çfarë ka bërë Goro si kryetar bashkie, të gjithë këta e kanë lënë bashkinë e Himarës në gjendjen që është sot. Solli Tavon me katapultim. Bashkia nuk ka nevojë për një politikan, por një person që do të punojë për të zgjidhur problemet. Thonë edhe se Fredi nuk është me mua, është gënjeshtër shumë e madhe, prania e Petro Belerit dëshmon të kundërtën. Do të vë në zbatim", tha ai. 

Në takim ishin prezent edhe kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, sekretari i përgjithshëm i Partisë se Lirisë Tedi Blushi, kryetarja e Partisë Demokratike Himarë, Afroviti Dhimojani, si dhe sekretari për çështjet ligjore i Partisë Demokratike, Ivi Kaso.

 

 

Të fundit