Flash News

Ditari i Opozitës

Nisin votimet për primaret/ Gara e fortë në Tiranë, nuk priten surpriza në Elbasan dhe Shkodër

Nisin votimet për primaret/ Gara e fortë në Tiranë, nuk

Nisin votimet për primaret që do të nxjerrin kandidatët për zgjedhjet vendore të 14 Majit. Procesi ka filluar në orën 08.00 dhe do të përfundojë në orën 18.00.

Nëse do të ketë ende simpatizantë në radhë për të votuar, procesi mund të shtyhet, sikurse ka ndodhur në raste të ngjashme.

Për herë të, PD vendosi që kandidatët të dalin nga baza. Udhëheqja e partisë e konsideroi këtë një revolucion demokratik. Në një proces, që sipas statutit quhet ‘Primare’, anëtarësia dhe simpatizantët do të zgjedhin emrin që do jetë përballë kandidatëve të PS për 61 bashkitë.

Mbi 200 kandidatë prezantuan platformën e tyre për të kandiduar në primare. Fushata e primareve nisi më 13 nëntor dhe përfundoi më 27 nëntor.

Më interesante përballja është në Tiranë, ku 7 kandidatë janë në garë të fortë. Kujtojmë që për Tiranën është Belind Këlliçi, Gerti Bogdani, Ilir Alimehmeti, Adriana Kalaja, Enkelejda Fejzo, Fatmir Merkoçi dhe Julian Deda.

Në dy bashkitë e tjera të mëdha, Elbasani dhe Shkodra nuk priten surpriza, pasi ka vetëm një kandidat, përkatësisht Luçiano Boçi dhe Bardh Spahia.

Të fundit