Flash News

Ditari i Opozitës

Nisma e PD për dekomunistizimin, ish-deputetja: Dështim i radhës, Basha nuk e pati asnjëherë seriozisht

Nisma e PD për dekomunistizimin, ish-deputetja: Dështim i radhës,

Partia Demokratike do të propozojë në Kuvend një paketë të plotë ligjore lidhur me mospërdorimin të simboleve komuniste.

Nisma e dekomunistizimit u artikulua një ditë më parë nga nënkryetari i PD, Enkelejd Alibeaj, i cili tha se kjo paketë do të sjellë me ligj dekomunistizimin e shoqërisë shqiptare dhe ndarjen e saj përgjithmonë nga diktatura, nismë e ndërmarrë pas incidentit në grupin e Komisionit të Sigurisë, ku deputeti i PS, Bujar Çela uroi 29 nëntorin me foton e Enver Hoxhës.

Mirëpo, nisma nuk është mirëpritur nga të gjithë demokratët. Ish-deputetja e PD, Nada Meçorapaj e ka cilësuar atë si një dështim të radhës dhe një projekt të lënë në rrugë nga kreu i PD, Lulzim Basha.

Sipas ish-deputetes, në një status në Facebook, Basha nuk e ka patur asnjëherë seriozisht me këtë paketë, mandje duke mos e dërguar deri te protokolli i Kuvendit.

Nisma e dekomunistizimit, një tjetër dështim, besprerje dhe projekt i lënë në rrugë nga Basha

Asnjëherë se pate seriozisht, asnjëherë nuk e çove të paktën deri te protokolli i Kuvendit. Fjalë shumë e për e lumë.

E trumbetove edhe gjatë legjislaturës së kaluar, dhe kurrë nuk u vumë në dijeni as ne si deputetë, aq më tepër ne nga shtresa e të përndjekurve, se çfarë propozimesh kishit, e mbase kishim edhe ne, si më të shtypurit nga regjimi, ndonjë mendim! Apo nuk iu hynin në punë juve mendimet tona!

Me kë tallesh, z. Basha?!

Nuk je i denjë për këto kauza ti, sepse nuk e ke seriozisht çuarjen e një nisme, një të vetme, deri ne fund. Të paktën kurseja shtresës tonë këto nismat me gjasme, këto ngritjet e grupeve të punës, kur rezultati dihet: asgjë.

Çfarë turpi të përdorësh politikisht kauza të tilla plagë për Shqipërinë dhe shqiptarët!”, shkruan Meçorapaj.

 

Të fundit