Flash News

Ditari i Opozitës

Nisma e Ramës për bujqësinë/ Vuksani: Si reforma e 1946, arsyet pse është absurde

Nisma e Ramës për bujqësinë/ Vuksani: Si reforma e 1946,

Pedagogu Gjok Vuksani, njëherësh drejtues i departamentit të Bujqesisë në PD, ka bërë një reagim pasi kryeminsitri Edi Rama njoftoi një nismë ligjore, që sipas tij, do të nxisë bujqësinë. Rama paralajmëroi “sanksione” për fermerët që nuk do t’i punonin tokat. Vuksani e krahëson këtë nismë të qeverisë Rama me atë të Enver Hoxhës në ‘46.

“Filozofia e qeverisjes se rilindjes me sa duket eshte nje reforme tjeter agrare si e 1946 ku toka ju merret pronareve dhe ju shperndahet te tjereve 'investitoreve strategjik ne bujqesi'.

Nje gje eshte e sigurte ne gjuhen e kryeministrit qe 'normat' qe do vendosen nga qeveria jane te natyres represive dhe jo te natyres stimuluese me politika mbeshtetese qe e bejne fermerin te interesuar per te punuar token e tij”, thotë Vuksani.

Ky i fundit ndalet edhe tek “absurditetet” e kësaj nisme.

“Teze tjeter etatiste e kryeministrit ishte ndertimi i ndermarjeve te perbashketa ndermjet grupeve te fermereve dhe bashkive te ndryshme te vendit.

Ngritja e ketyre 'Kooperativave bujqesore' do behej me fonde te fermereve dhe te bashkise, me kredi te marre nga fermeret,por me e cuditshmja ishte se 'Kryetarin e Kooperatives' do ta vendoste bashkia, ne menyre qe fermeret te mos shqetesohen per menaxhimin e saj.

Sipas kesaj teze ngritja e ndermarrjeve do te realizohet sipas parimeve te ekonomise se tregut me financim te perbashket  nga entet shteterore dhe private , me kredi bankare  te marra nga fermeret  por drejtuesin duhet ta vendoste ne menyre arbitrare shteti (bashkia ) pa marre parasysh se kush ka shumicen e kapitalit. Absurditete te tilla mund te degjohen vetem ne nje vend komunist si Koreja e Veriut apo Kuba”, shton më tej pedagogu.

Sa i përket pretendimeve të Ramës se ky ligj do të rrisë prodhimet bujqësore dhe eksportet, Vuksani thotë se mungojnë studimet e fizibilitetit.

“Persa i perket mungeses se tregut te produkteve bujqesore dhe kalbjes se prodhimit ne are Kryeministri kishte nje  zgjidhje 'ABSURDE' te priten varietetet e  molleve dhe qershive qe nuk kane treg  dhe te rimbillen nga fillimi, pa marre parasysh  djersen e derdhur nga fermeret per ngritjen e tyre, shpensimet e kryera dhe efikasitetin e ketyre investimeve.

Ne lidhje me rritjen e cmendur te  cmimit te inputeve bujqesore ministrja e 'Akademise se barinjeve' e kishte zgjidhur me rritjen e kontrolleve(represionit ) nga ana e inpektoriateve gjobevenes te Ministrise se Bujqesise, se c lidhje ka rritja e cmimit te inputeve  me kontrollin vetem ajo e di. Cmimet ulen me politika fiskale duke hequr taksen prej 10% te vendosurse fundi per importin e inputeve bujqesore apo duke subvencionuar fermerin per blerjen e tyre.

Gjithashtu ndermjet rreshtave u theksua rritja e kapaciteteve agroperpunuese ,por pa patur nje studim paraprak te fizibilitetit, pa marre ne konsiderate lenden e pare te prodhuar ne zonat perkatese , apo efikasitetin e ndertimit te tyre”, shton më tej Vuksani.

 

Të fundit