Flash News

Ditari i Opozitës

Nisma për shpifjen, Lela: Strategji e Ramës për censurë, veti e autokratëve

Nisma për shpifjen, Lela: Strategji e Ramës për censurë,

Drejtori i Zyrës së Shtypit në Partinë Demokratike, Alfred Lela, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për përpjekje të vazhdueshme për të kufizuar lirinë e shprehjes dhe për të vendosur censurë mbi median, duke marrë shkas nga nisma e fundit për shpifjen.

Në një lidhje direkte për Syri TV, Lela u shpreh se për çdo gazetar, zgjedhja mes censurës dhe lirisë së shprehjes është e qartë dhe e panegociueshme.

Sipas Lelës, gjuha e kryeministrit ndaj medias ka qenë vazhdimisht përçmuese dhe e ngarkuar me dëshirën për ta kufizuar lirinë e gazetarëve dhe të shprehjes në përgjithësi.

Lela shtoi se ndërsa një pjesë e madhe e medias tradicionale ndodhet nën presion ose kontroll, përpjekjet e qeverisë janë përqendruar tashmë te media e re, portalet dhe rrjetet sociale, përmes sulmeve, mbylljes së faqeve apo presionit ndaj platformave kritike.

“Liri e shprehjes gjithmonë përherë më mirë sesa censurë. Është, sigurisht përpjekja për censurë në vend të lirisë së shprehjes, është një përpjekje e vjetër e Ramës dhe e të tijve. Është ndoshta përpjekja e katërt apo e pestë, nëse e mbaj mend, për ta futur sa nga dyert, sa nga dritarja këtë demarshin për censurë. Pra, për t'ia ngushtuar hapësirat, për t'i, për t'i kufizuar liritë, qoftë gazetarëve, qoftë apo lirinë, qoftë edhe lirinë e shprehjes në përgjithësi.

Përpjekja e tij edhe gjuha, e zotit Rama ndaj medias, ndaj reporterëve, komentatorëve, analistëve, ka qenë gjithmonë e ngarkuar, jo vetëm me, me përçmim, por edhe me dëshirën, mund të thuhet, madje me epshin për ta kufizuar lirinë, sepse, Rama shpeshherë e ka parë veten, si të pasulmueshëm, dhe të gjithë ata që e sulmonin, si ose instrumente të kundërshtarit politik ose si moskuptues të rolit të tij historik. Dhe kjo është veti e autokratëve, për të mos thënë e diktatorëve. Desha të them me këtë se kjo ka qenë një strategji, një përpjekje e vjetër e Ramës, të cilën e ka shtuar kur iu mundësua që të merrte timonin i vetëm. Dhe tendenca e tij kanë qenë portalet, rrjetet sociale, sulmet apo mbyllja e faqeve me shumë ndjekës në Facebook, apo sulmi edhe ndaj portaleve të cilat i kanë dhënë hapësirë dhe kanë kritikuar abuzimet e pushtetit të Ramës”, deklaroi Lela.

Të fundit