Flash News

Ditari i Opozitës

‘Një deputet i PD mund të vritet’, reagon për herë të parë Alibeaj: S’ka burrë nënë që më tut, por familja u shqetësua

‘Një deputet i PD mund të vritet’, reagon për

Nënkryetari i PD, Enkelejd Alibeaj ka folur për herë të parë pas paralajmërimit të ish deputetit socialist Spartak Braho para zhvillimit të protestës së 8 janarit, ku sipas tij një deputet me inicialet E.A do të sulmohej.

I ftuar në emisionin ‘RealStory’ në ‘Neës24’, Alibeaj tha se ky lajm nuk e shqetësoi aspak, pasi nuk e ka marrë në konsideratë të tillë, ndërsa u shpreh se familja ishte disi e shqetësuar dhe kjo ishte mëse normale.

‘Që të ngresh një tezë bazuar tek deklarata e Brahos nuk besoj që e meriton. Nuk ka burrë nënë që mund ta tut, apo ta shantazhojë apo të bëjë negociata me disa parime të vetat. Jo të më shantazhojë mua Edi Rama apo dikush tjetër nuk ka për të ndodhur kurrë dhe për këtë i kam dhënë provat. Me këtë çështje nuk merrem fare.

Nuk i kushtova rëndësi deklaratës së bërë Brahos, pati disa shqetësime nga ana e familjes. Nuk ka shoqërues nga Garda. Ditën e shtunë një këshilltar i imi tha të bëjmë një kërkesë, por nuk e kisha problem dhe në mënyrë miqësore erdhi një’, tha Alibeaj.

 

Të fundit