Flash News

Ditari i Opozitës

Zbardhet emri i sloganit të koalicionit opozitar, pikat e pambyllura 24 orë para skadimit të afatit për regjistrim në KQZ

Zbardhet emri i sloganit të koalicionit opozitar, pikat e pambyllura 24

Ndërsa po shkon drejt skadimit afati përfundimtar për firmosjen e marrëveshjes së formatit të koalicionit me të cilin do të garojnë në 25 prill, është mësuar se opozita e bashkuar ka vendosur të pagëzojë grupimin e saj me emrin “Shqipëria fiton”,  një emërtim i njëjtë me sloganin e saj për këtë fushatë elektorale.  

Sipas Top Channel, opozita  jashtëparlamentare pritet që të regjistrojë të mërkurën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve koalicionin “Shqipëria fiton” bashkë me numrin e kandidatëve që duhet të propozojë secila parti politike brenda koalicionit për çdo zonë zgjedhore, ndërsa Partia Demokratike do te jetë partia udhëheqëse e koalicionit.

Për Lulzim Bashën këto janë orë takimesh intensive, po ashtu dhe për aleatë që hyjnë e dalin në zyrën e tij.  

Deri tani, Basha nuk ka mbyllur ende negociatat me kreun e Partisë Republikane, Fatmir Mediu për pozicionet që do i takojnë në listën e Partisë Demokratike. Detaje po ashtu janë lënë ende te hapura me partine e Idrizit.

PD deri tani ka arritur marrëveshje për të qenë në një koalicion me të me LZHK-në e Dashamir Shehit, PDK e Nard Ndokës dhe PAA e Agron Dukës.

Opozita e bashkuar ende nuk e ka bërë të ditur strategjinë e saj elektorale që do të përdorin në zgjedhjet e 25 prillit pasi LSI mund edhe të garojë e vetme të paktën në qarqet e mëdha.

Të gjithë partitë që do të jenë në koalicion me PD janë regjistruar në KQZ, por emrat e kandidatëve të tyre do të jenë të përfshirë në listën e Partisë Demokratike dhe do të bëhen publike në 5 mars.

Ditari politik

Të fundit