Flash News

Ditari i Opozitës

Përjashtoi ish-liderin e PD, Basha: Dhimbja u dyfishua sot nga gjuha e përdorur nga Berisha, koha ilaçi më i mirë

Përjashtoi ish-liderin e PD, Basha: Dhimbja u dyfishua sot nga gjuha e

Kreu i PD, Lulzim Basha ka folur për mediat një ditë pas vendimit për përjashtimin e ish lideri historik të PD, Sali Berisha nga grupi parlamentar, pas shpalljes non grata nga SHBA.

Pasi u largua nga seanca parlamentare, Basha u pyet mbi qëndrimet e Berishës pas vendimit që mori dje. Ai tha se i ka ndjekur me dhimbje këto reagime, madje shtoi se koha është ilaçi më i mirë.

“Kam ndjekur me dhimbje të madhe reagimin e dr. Berishës, për të cilin kam shprehur konsideratë mbrëmë dhe nuk i lëviz asnjë presje.

Dhimbja që kam ndjerë dje, u dyfishua sot nga gjuha e përdorur nga zoti Berisha. Shpresoj që koha të jetë ilaçi më i mirë dhe të gjithë të fokusohemi te armiku i vetëm, që është regjimi i Edi Ramës, problemi kryesor për sotmen dhe nesërme e Ramës”, u shpreh Basha.

Të fundit