Flash News

Ditari i Opozitës

Një ditë pasi shpalli zgjedhjet në FRPD, Basha mbledh grupin e punës

Një ditë pasi shpalli zgjedhjet në FRPD, Basha mbledh grupin e

Një ditë pasi shpalli zgjedhjet për kryetarin e ri të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, kryedemokrati Lulzim Basha ka thirrur në një takim orën 11:00 grupin e punës.

Grupi i posaçëm i punës për zgjedhjet në FRPD është i përbërë nga:

1. Oriela Nebiaj

2. Hergert Alimerko

3. Dario Sejdini

4. Enkelejda Rica

5. Juela Hamati

6. Anita Doçi 

Kujtojmë se vendimi i bashës për zgjedhjet e Forumit Rinor të Partisë Demokratike ka krijuar përplasje të re në PD.

Kjo pasi kreu i FRPD, njëherësh deputeti Belind Këlliçi doli kundër vendimit të Bashës, pasi sipas tij është nul dhe nuk ka asnjë vlerë ligjore.

Të fundit