All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Opozitës

Një dosje si ish-sigurims, Caka: Ilir Meta sulmohet sa herë që fuqizohet politikisht

All - Paragraf - 1

Një dosje si ish-sigurims, Caka: Ilir Meta sulmohet sa herë që

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë, Silva Caka komentoi debatet e ditëve të fundit për figurën e Ilir Metës i përfolur në media se ka rezultuar si ish-bashkëpunëtor i Sigurimit.

All - Paragraf - 3

Duke folur në një lidhje Skype me studion e lajmeve në MCN TV, ajo u shpreh Ilir Meta nuk është hera e parë që sulmohet, veçanërisht kur ai fuqizohet politikisht,.

Mendoj se kjo çështje mund të konsiderohet edhe e ezauruar sepse dhe faktet që dolën dhe hulumtimet që janë bërë nga media janë ezauruar dhe nuk bën sens dhe është e tepërt të merremi se si qëndron e vërteta. Vlen për tu përmendur dhe duhet të merremi me mungesën e papërgjegjshmërisë, për krijimin e një kaosi që mbizotërohet nga një korrupsion dhe kërkesa për shfokusim nga çështja e inceneratorëve.

Të gjitha indekset flasin për një rënie të Shqipërisë në të gjitha fushat. Të gjitha të vërteta do të dalin në vijim dhe të gjitha çështjet që kanë shqetësuar dhe kuvendin edhe pse është e habitshme që ka një letër të dërguar nga Ilir Meta kur ishte president për çështjen e detit dhe nuk mblidhet, por organizohet jashtë radhe për një lojë mediatike që zhvillon Rama me kopacët e tij i cili është i fabrikuar nga vetë kuvendi, bashkia, qeverisja.

Meta nuk është hera e parë që bëhet objektiv i këtyre sulmeve të ulëta të cilat ndodhin sa herë që ai forcohet politikisht dhe atëherë nxirret ndonjë ngjarje e habitshme. Kësaj here ishte e qartë jo vetëm rikthimi i Metës, por të bëhet minimizimi i të gjithë fuqisë që ka marrë tashmë partia e lirisë por dhe shfokusimi i çështjes së inceneratorëve por ne do të merremi me të dhe çdo ditë të kemi fakte të reja për vjedhjen e parave të shqiptarëve”, tha Caka.

 

Të fundit