Flash News

Ditari i Opozitës

"Një javë me maska, rritje me 48% e rasteve me COVID", Vasili thirrje Ramës: Kthejua qytetarëve paratë e gjobave

"Një javë me maska, rritje me 48% e rasteve me COVID",
Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili

Teksa ka kaluar një javë nga dita që mbajtaja e maskës u bë e detyruar nga qeveria, nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, është shprehur se rastet janë shtuar më tepër.

Nëpërmjet një reagimi në Facebook, Vasili thekson se në datën 14 tetor shënoheshin 203 raste të reja, ndërsa tani 301 raste të reja, një rritje sipas tij me 48%.

Më tej ai thekson se maska është masa e fundit dhe ka zero vlerë, teksa thekson se testimi dhe distancimi fizik mund të çojë në pakësimin e infektimeve.

Vasili gjithashtu i bën thirrje kryeministrit Rama që tu kthejë qytetarëve paratë e gjobave.

Reagimi i plotë:

Rritje 48% e rasteve me COVID një javë pas detyrimit të maskave e gjobave! Sot mbushet plot një javë nga detyrimi i përdorimit të maskave edhe në ambient të hapur.

Të gjithë prisnin pas propagandës idiote të Edi Ramës rezultate qofshin edhe minimale. Por siç pritej dhe siç u argumentua nga ne shkencërisht ndodhi tamam e kundërta.

Pikërisht në datë 14 tetor, një javë më parë, shënoheshin 203 raste të reja. Ndërsa pas një javë të detyrimit të maskave e mijëra gjobave, rastet kanë arritur deri në 301 raste të reja.

Rritja shkon deri në 48%! Ju thamë qartë se maska është vetëm masa e fundit dhe ka zero vlerë.

Pa testim, gjurmim trajtim, distancim fizik, dezinfektim të gjerë dhe pa eficencën maksimale të mjekut të familjes dhe dekoncentrimit të trajtimit drejt spitaleve rajonale maska ishte thjesht maskë për të fshehur mosmarrjen e këtyre masave fondamentale

Kur shkon me mendjen e çmendur të Edi Ramës këtu përfundon!! I çmenduri tu kthejë paratë e gjobave mijëra qytetarëve, që i dënoi çmendurisht për maskat!

Të fundit