Flash News

Ditari i Opozitës

"Një nga aktet më korruptive", Berisha: Kur kundërshtova ndarjen e Kosovës, Rama me Vuçiç lobonin kundër meje

"Një nga aktet më korruptive", Berisha: Kur

Kryedemokrati Sali Berisha, këtë të enjte ka mbajtur fjalën para mbështetësve të tij dhe është shprehur se në kohën kur kundërshtoi ndarjen e Kosovës, të dy qeveritë së bashku me Vuçiçin lobonin me dhjetëra e dhjetëra milionë euro kundër tij.

Berisha është shprehur se në opozitë ato vite ka qëndruar si një avokat i interesit publik,i të vërtetave që i interesoheshin publikut.

Fjalimi i plotë i Kryedemokratit Sali Berisha:


Miqtë e mi, në vitin 2013, unë dhe PD dhe ju së bashku dorëzuam pushtetin, dolëm në opozitë.
T’u them ju të vërtetën, në opozitë ato vite kam qëndruar absolutisht thjesht si një avokat i interesit publik, i të vërtetave, të cilat i interesonin publikut.
Nuk kam kërkuar asnjë funksion, jam përpjekur thjesht të ndjek jetën time private.
Por ama, kam nxjerrë në dritë, kam denoncuar siç e dini, çdo ditë vjedhjet e tmerrshme të Edi Ramës dhe qeverisë së tij.
Kam denoncuar, pa marrë parasysh asgjë, sarajet e Surrelit të ndërtuara në një kohë kur ai kishte të deklaruar 3800 euro. Pallatin e zonjës së tij në pajë, të ndërtuar pa asnjë faturë.

Kam denoncuar pa u lëkundur lidhjet e vëllait të tij me grupin e Xibrakës, lidhjet e Olsi Ramës me uzinën më të madhe të miellit të bardhë në Ballkan.
Kam vazhduar me armën e të vërtetës të denoncoj çdo akt, çdo vjedhje, çdo lidhje të tij me krimin.
Kam denoncuar aktet e tradhtisë së tij të madhe kombëtare ndaj Kosovës.

I them këto për çdo qytetar, i përsëris dhe njëherë se arma më e fuqishme, arma e të gjitha armëve është e vërteta.
Në kohën kur kundërshtova ndarjen e Kosovës, të dy qeveritë së bashku me Vuçiçin lobonin me dhjetëra e dhjetëra milionë euro kundër Sali Berishës.
Por unë vazhdoja me besimin tim te e vërteta, se ajo që po bëhej në Kosovë ishte një nga padrejtësitë e dyta të mëdha ndaj kombit shqiptar.

Ajo përbënte një nga aktet më madhore korruptive.
Edi Rama përdori të gjithë institucionet e tij për të kontrolluar me lupë me qindra vendime të Sali Berisha. Me qindra urdhra të tij dhe mijëra.
Dhe gjeti zero, gjeti zero, gjeti zero.

Të fundit