Flash News

Ditari i Opozitës

“Një pagë plus”, Kryemadhi: Do kthejmë mbrapsht i 5% të faturës së shpenzimeve të qytetarëve

“Një pagë plus”, Kryemadhi: Do kthejmë mbrapsht i 5%
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në takimin me banorët e Njësisë 2

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në takimin me banorët e Njësisë 2 foli për prioritet në programin e LSI.

Ndër të tjera ajo u ndal te lufta ndaj informalitetit, ndaj tha se një nga pikat e LSI është kthimi mbrapsht i 5% të faturës së shpenzimeve të qytetarëve.

Ne kemi kuptuar që informaliteti dhe mungesa e dëshirës së institucioneve të shtetit për të qenë pranë familjeve janë shumë të mëdha. Dhe mjafton që të kesh një vullnet politik për t’i shërbyer qytetarëve. Dhe një nga pikat tona kryesore është kthimi mbrapsht i 5% të faturës së shpenzimeve të qytetarëve. Çfarë do të thotë? Do të thotë që atë faturën që shqiptarët kanë jashtë enteve publike, pra po themi ushqim, veshmbathje, ilaçe, ne në fund të muajit u kthejmë atyre 5% të asaj fature të konsumimit që ata bëjnë. Pra që do të thotë në fund të vitit është një pagë më shumë në familjet e shqiptarëve, që e thënë drejtpërsëdrejti një familje mund të paguante internetin apo një pjesë të kopshtit apo çerdhes së fëmijëve.

Kuadri tjetër është për sa i përket arsimit, taksën 1%, e cila ka të bëjë me taksën e së ardhmes siç e kemi quajtur, që shkon nga të gjitha kompanitë e mëdha dhe shkon drejtpërsëdrejti për arsimin. Pra do të thotë infrastrukturë. Secili nga ju kur paguan dritat dhe ujin ka një taksë për arsimin. Duam apo nuk duam ne, ajo është një rëndesë në xhepin e familjeve shqiptare.

Ndërkohë që në këtë mënyrë zhveshim familjet nga kjo taksë, dhe e çon drejtpërdrejtë nëpërmjet 200 kompanive më të mëdha. Ndërkohë nga ana tjetër është programi “Mëso dhe fito” për të rinjtë tanë, për ata që janë nëpër shkolla profesionale, ku bashkëpunimi midis shkollave dhe bizneseve, u krijon mundësinë studentëve dhe gjimnazistëve që njëkohësisht edhe të punojnë, por edhe të shkollohen. Ata tani jo vetëm që janë papunë edhe pse kanë mbaruar shkollat, por pse të mos punësohen gjatë kohës që janë në shkollë dhe të kenë mundësi për të sjellë një të mirë materiale në familjet e tyre”, tha Kryemadhi.

Të fundit