Flash News

Ditari i Opozitës

Një person voton për 3 veta në Kamëz, komisionari: Administrata nuk i lejon që të votojnë opozitën

Një person voton për 3 veta në Kamëz, komisionari:

Disa qendra kanë hasur probleme me votimet këtë të dielë. Probleme me procesin e votimit janë regjistruar dhe në Kamëz.

Mësohet se në qendrën e votimit në shkollën “Ahmet Zogu” në Bathore, një person ka votuar për 3 veta.

Gjithashtu raportohet se administrata e bashkisë Kamëz ka shoqëruar votuesit që të votojnë.

“Pak para minutash erdhi dikush që votoi me dhunë edhe për prindërit. Votoi dhe iku, komisioni nuk flet,. është bërë problem i madh. Sepse vetëm një person do votojë për veten”, tha një nga komisionarët e “BF”.

Ndërkohë një tjetër përfaqësues i koalicionit ka deklaruar se administrata nuk lejon qytetarët të votojnë.

Komisioni nuk reagojnë në raste kur ka shkelje, nuk zbatojnë ligjin kur dikush voton me forcë. Administrata e përqendruar në të gjitha qendrat e votimit. Në asnjë rast nuk është ndërhyrë. Administrata orienton qytetarët si votojnë. Nëse nuk përshtatet me dëshirën e tyre të votimit nuk i lënë të votojnë. sapo shohin mediat largohen dhe fshihen pas mjeteve që të mos kapen nga kamerat. Sapo ju të largoheni do rikthehen të mbarojnë misionin e tyre”, tha ai.

Të fundit