Flash News

Ditari i Opozitës

Një tjetër deputet i grupit të Alibeajt i bashkohet Berishës

Një tjetër deputet i grupit të Alibeajt i bashkohet Berishës

Demokratët, ashtu si në Durrës, Mirditë dhe Peqin, bashkohen edhe në Kurbin.

Deputeti Kastriot Piroli dhe ish-Kryetari i PD në Laç Behar Axhiu iu bashkuan Partisë Demokratike.

I pranishëm në selinë e PD Kurbin, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka theksoi se bashkimi do të ndodhë në të gjithë Shqipërinë.

"Kjo është një mbledhje që i bashkon demokratët. Demokratët janë bashkë dhe kanë vetëm një qëllim, të përballemi me dhe të mundim regjimin për t'i kthyer pushtetin lokal qytetarëve. Motoja e ccdo demokrati sot është, të bashkohemi, të jemi bashkë për t'i dhënë shpresë vendit. Sot në Kurbin jemi bashkë dhe demokratët e Kurbinit kanë një arsye më shumë se ne kemi një arsye më shumë për të mundur Edi Ramën.

Bashkinë nuk mund ta lëmë më në duart e bandës së pushtetit. Ia falëm të gjitha pushtetet Edi Ramës, kemi vuajtur shumë për këto gabime, jo tuajat dhe unë e ndjej detyrim t'ju kërkoj ndjesë edhe nga gabimet tona në këto vite opozitë, sepse ju nuk e keni merituar të rrimë pa përfaqësim dhe pa pushtet vendor kur pushteti vendor është shumë i rëndësishëm dhe fryma është ndaj Partisë Demokratike.

Me këtë bashkim po shkojmë drejt rrugës së fitores ky mesazh do të rrezatojë në të gjithë Shqipërinë. Në Durrës u dha sinjali i madh i bashkimit. Sot jemi në Kurbin dhe do ta vazhdojmë në të gjithë Shqipërinë", tha Noka.

Më herët edhe deputetja e Qarkut Lezhë Elda Hoti iu bashkua shumicës së demokratëve.

Të fundit