Flash News

Ditari i Opozitës

Një tjetër deputet i PD paralajmëron dorëzimin e mandatit: S’e shoh partinë si lopë për ta mjelë

Një tjetër deputet i PD paralajmëron dorëzimin e mandatit:

Është shoqëruar me tension dhe debate mbledhja e grupit parlamentar i PD këtë mbrëmje pas humbjes së PD në zgjedhjet e 6 marsit.

Pas Agron Gjekmarkajt, i cili dha dorëheqjen nga funksionet partiake në PD dhe qëndron vetëm si deputet i thjeshtë, një tjetër deputet ka paralajmëruar dorëzimin e mandatit.

Dashnor Sula ka deklaruar se nëse nuk i krijohet bindja që PD do jetë konkurruese reale në zgjedhjet e ardhshme, atëherë ai do ta mbyllë karrierën e deputetit.

“S'e kam parë kurrë PD si lopë për ta mjelur, por përkundrazi kam dhënë shume e s'kam kërkuar për të marrur gje mbrapsht nga PD. Mandatin s'e shoh si privilegj absolutisht. Po të deklaroi që nëse nuk ka zgjidhje në PD mua mos më konsideroni më për zgjedhjet e arshshme vendore. Dhe nëse nuk shoh zgjidhje dhe më krijohet bindja që PD do jetë konkurruese reale në zgjedhjet e ardhshme unë do e mbyll karrieren e deputetit”, tha Sula.

 

Të fundit