
Flash News
Zgjedhjet, ODIHR vjen në Shqipëri për të vlerësuar masat paraprake
Dendias për zgjerimin e ujërave territoriale: Shtojmë 13 mijë km, vlerësoj qëndrimin e Ramës
Keqkuptimi me një tuit të Elon Mask që 'kushtoi' miliarda dollarë
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Një vit nga 26 nëntori, Kryemadhi kujton tërmetin tragjik: Rindërtimi, propagandë! Rilindja ka lënë rrugëve fëmijët që mbijetuan

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në 1 vjetor të tërmetit tragjik të 26 nëntorit, ka akuzuar qevrinë se ka lënë rrugëve dhe pa zgjidhje fëmijët që i mbijetuan lëkundjeve të forta.
Sipas Kryemadhit, rindërtimi përdoret si program për propagandë.
“Lëkundjet e tokës, treguan për të gjithë, Shqipërinë përtej fasadës së Rilindjes. Pas tyre, Shqipëria pati një përballje katastrofike me krizën që la pas tërmeti. Ende sot, 1 vit nga ngjarja tragjike, familjeve që i mbijetuan tërmeteve nuk iu është mundësuar një strehim i sigurtë por janë lënë në mes të rrugëve, pa zgjidhje. Ndërsa ekonomia dhe papunësia vazhdon përkeqësimin, shqiptarët vazhdojnë emigrimin”.
Reagimi i plotë i Monika Kryemadhit:
Një vit më parë, zemrat tona u ndanë më dysh prej tërmetit që tronditi themelet e Shqipërisë, duke rezultuar në humbjen e jetëve të 51 qytetarëve tanë. Solidariteti vëllazëror mes shqiptarëve dhe mbështetja e miqve të huaj na mundësoi të qëndronim në këmbë gjatë atyre momenteve shumë kritike pasigurie për familjet shqiptare, për ekonominë shqiptare, për biznesin dhe punonjësit.
Lëkundjet e tokës, treguan për të gjithë, Shqipërinë përtej fasadës së Rilindjes. Pas tyre, Shqipëria pati një përballje katastrofike me krizën që la pas tërmeti. Ende sot, 1 vit nga ngjarja tragjike, familjeve që i mbijetuan tërmeteve nuk iu është mundësuar një strehim i sigurtë por janë lënë në mes të rrugëve, pa zgjidhje. Ndërsa ekonomia dhe papunësia vazhdon përkeqësimin, shqiptarët vazhdojnë emigrimin.
Rindërtimi nuk duhet të përdoret nga qeveria si një program propagande. Krizat kërkojnë lidership të përgjegjshëm në drejtim, që nuk nxit probleme por zgjidh probleme. Ka nevojë për drejtues që të kenë ndjeshmëri ndaj qytetarëve dhe vizion bashkimi për zgjidhjen sa më të shpejtë dhe të plotë të krizave, të problemeve ekonomike dhe sociale që ato shkaktojnë.
Shqipëria dhe shqiptarët kanë nevojë për një qeveri që punon për të gjithë, jo vetëm për ata të lidhur me të.
Ditari politik









Të fundit

Princi William inkurajon britanikët të bëjnë vaksinën e Covid-19
19 Janar 2021, 15:10
Zgjedhjet, ODIHR vjen në Shqipëri për të vlerësuar masat paraprake
19 Janar 2021, 14:55
Deklarata e mjekëve në Wuhan: Na kërkuan të gënjejmë për infektimet me Covid
19 Janar 2021, 14:51

"Vogue" rëndit Dua Lipën dhe motrën e saj Rinën si të veshurat më bukur
19 Janar 2021, 14:38


Skandali te “Shefqet Ndoqi”, Tire Alldervishi kërkon të dalë nga qelia
19 Janar 2021, 14:15
Spaho prezantohet me strukturat e PD në Korçë, Salianji: Synojmë 6-7 mandate
19 Janar 2021, 13:54
Kryemadhi në Fier: Rama është me oligarkët, bizneset mbyllen përditë
19 Janar 2021, 13:54

Shkodër/ Makina përplas motoçikletën, humb jetën drejtuesi i saj
19 Janar 2021, 13:19
Basha: Jam në komunikim me BE-në, Rama kërkon të fshehë dështimin
19 Janar 2021, 13:13

Greqia zgjeron kufirin detar në Perëndim, DW: Shqipëria si një ofrues zgjidhjesh
19 Janar 2021, 13:01
Vaksinimi në 'Air Albania', FSHF i kërkon qira Ministrisë së Shëndetësisë
19 Janar 2021, 12:46





Karantinohet ministri britanik i Shëndetësisë, pati kontakt me një të infektuar
19 Janar 2021, 11:33
Fiskalizimi, Denaj: E nisëm nga një kënetë dhe ndërtuam karabina
19 Janar 2021, 11:29