Flash News

Ditari i Opozitës

“Njerëz të armatosur në PD”/ Berisha-Bashës: Selia është shtëpi e lirive, jo e armëve

“Njerëz të armatosur në PD”/ Berisha-Bashës:

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se Lulzim Basha nuk duhet të tentojë të shtypë apo të injorojë shumicën, por vetëm duhet ta respektojë në përputhje me rregullat.

Në një konferencë për mediet nga selia blu, Berisha tha se prania e personave të armatosur brenda selisë blu, është një ‘akt i shëmtuar’ nga ana e krydemokratit.

"Pyetja kur një pakicë mendon të shtypë një shumicë, ajo ose është pakicë totalitare ose është pakicë terroriste ose është pakicë banditeske. Por një gjë është e sigurt se kurrë një pakicë nuk duhet të tentojë të shtypë apo injorojë shumicën. Por duhet të pranojë sundimin e saj brenda rregullave dhe normave që janë universale. Mbyllja e dyerve të selisë për PD-në, nga peng Basha apo Lul Brava, është një akt i shëmtuar siç është e shëmtuar futja e eksponentëve të armatosur të qeverisë dhe banditë në selinë e demokratëve. Kjo është shtëpia e lirisë dhe jo e armëve. Në këtë kontekst nuk është Sali Berisha as këta anëtarët të Komisioni, që ka bërë lojë me brava. Në mënyrë të turpshme e ka nisur dhe bitisur Lulzim Brava", tha Berisha. 

Të fundit