Flash News

Ditari i Opozitës

“Njerëzit i ndajnë letrat më vete, mbetjet më vete”, Kryemadhi: Landfilli i Sharrës i bashkon

“Njerëzit i ndajnë letrat më vete, mbetjet më

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka shpjeguar me detaje videon e kapur me dron që sipas saj tregon mashtrimin që po kryhet në Inceneratorin e Tiranës.

Kryemadhi tha se qesja e verdhë përmbante sfungjer me material të rickliueshëm dhe makina e ka derdhur në vendgrumbullimin e vjetër të mbetjeve dhe pa bërë diferencimin e tyre.

“Vajtëm në Sharrë, kam vajtur si çdo njeri tjetër, i kam vajtur vërdallë, që kur kemi bërë denoncimin e serës së famshme. Jo gazetarët nuk kanë vajtur, ata kanë shkuar vetëm kur i ftuar kryetari i Bashkisë. Ajo çfarë bëmë ne padinë juridine, më pas edhe me evazionin fiscal,  erdhën në momentin që menjëherë pas kësaj ishte rasti i Korrikut që ka qenë indicia e parë. Mund të nxirrni videon që thotë është Korriku… Video me thesin e verdhë vjen si moment pas 3, 4 muajsh që ne kemi ndjekur gjithë procesin”, tha Kryemadhi.

Ajo tha se mbeturinat të cilat ndahen prej qytetarëve në mbetje të riciklueshme dhe të pariciklueshme, merren nga makinat e pastrimi dhe bashkohen sërish në landfillin e vjetër.

Pjesë nga biseda:

 Monika Kryemadhi: Peshohet, normalisht duhet të hyjë në kapanon.

Blendi Fevziu:  As ky nuk hyri në kapanon?!

Monika Kryemadhi: Po sigurisht që as ky. Edhe pse njerëzit i kanë diferencuar mbetjet.

Blendi Fevziu:  Po por përderisa i kanë diferencuar njerëzit, ku shkojnë?

Monika Kryemadhi: Kot i diferencojnë njerëzit. Te gropa e vjetër, venddepozitimi i vjetër i Sharrës.

Blendi Fevziu:  Pra pavarësisht se njerëzit i kanë ndarë letrat më vete, mbetjet më vete, ai i bashkon të gjitha bashkë.

Monika Kryemadhi: I bashkon përsëri.

Blendi Fevziu:  Po mbase i ndan mbrapa. I ndan atje te gropa.

Monika Kryemadhi: I ndan me dhe sipër?! Nuk ndahen Fevzi. Mbasi varroset diçka nuk mund ta zhvarrosësh, këtë mund ta zhvarrosë vetëm Prokuroria./

 

Të fundit