Flash News

Ditari i Opozitës

“Njerëzit nuk duan të vriten”, Lela: 14 maji është nën gomat e makinave të blinduara, kështu firon mbështetja

“Njerëzit nuk duan të vriten”, Lela: 14 maji

Drejtori i Komunikimit në PD, Alfred Lela deklaroi në Euroneës Albania se zgjedhjet e 14 majit kanë qenë nën ‘gomat e makinave të blinduara’, duke cituar rastin e pamjeve të publikuara pak ditë më parë nga kryedemokrati Sali Berisha në Shkodër.

Sipas Lelës një autokolonë me 5-6 makina xhironin hapur në Shkodër në orë të ndryshme dhe shkonin në shumicën e qendrave të votimit e takonin me komisionerë dhe përfaqësuesin e Partisë socialiste.

“Ne nuk analizojmë fare pamjet alla Siçili e vitit 70, ku një autokolonë me 5-6 makina xhironin hapur në Shkodër në orë të ndryshme dhe shkonin në shumicën e qendrave të votimit e takonin me komisionerë dhe përfaqësuesin e Partisë socialiste.

Ne diskutojmë për detaje dhe nuk e marrim këtë në analizë. 14 maji është nën gomat e makinave të blinduara. Kështu firon mbështetja. Njerëzit nuk duan të vriten. Në këtë kohë secili mendon për veten. Pse duhet të dali ai në Shkodër të mbrojë të drejtën sublime të votës, kur ka makina të blinduara aty?”,-tha Alfred Lela.

 

Të fundit