Flash News

Ditari i Opozitës

Njëri me 'Bashkë Fitojmë' e tjetri me PS-në, dy kushërinjtë janë në garë për Libohovën

Njëri me 'Bashkë Fitojmë' e tjetri me PS-në, dy

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka hyrë në zgjedhjet e 14 majit në Libohovë me kandidatin Adil Xhelili.

Ndërkaq Partia Socialiste përfaqësohet në këtë zonë me Leonard Hiden.

Ajo që është më interesannte në këtë përballje është fakti se Xhelili dhe Hide janë kushërinjë të parë.

Teksa ishte i ftuar në 'Euronews Albania', Xhelili, zbuloi se ende mban marrëdhënie dhe i flet Hides në momentin që shkëmbehet në rrugë.

Pjesë nga biseda në studio:

Gazetarja: Më ka ardhur një mesazh në telefon zoti Xhelili që më thotë se kandidati juaj përballë, kandidati i Partisë Socialiste është kushëriri juaj, është e vërtetë?

Xhelili: Po është shumë e vërtetë. Është kushëriri i parë!

Gazetarja: Po si ka mundësi brenda familjes?

Xhelili: Për këtë mund të pyesësh ministren Mirela Kumbaro dhe klanin e Partisë Socialiste në qark.

Gazetarja: Flet me kushëririn tani që jeni kundërshtarë?

Xhelili: Po flasim, kur shkëmbehemi në rrugë flasim

Gazetarja: Nuk do flasësh më më duket se shoh që qenke ftohur me kushëririn!

Xhelili: Unë jam një tip që politikën e kam mbajtur jashtë familjes dhe gjithmonë jam përpjekur që lidhjet familjare të mos ndikohen nga bindjet apo nga opinion. Si i tillë e kam parim nga të parët e mi që mos të vendosim politikën mbi familjen.

Të fundit