Flash News

Ditari i Opozitës

Njësia 4 dhe 11 e PD në Tiranë deklaron 88 delegatët pro Berishës

Njësia 4 dhe 11 e PD në Tiranë deklaron 88 delegatët pro

Degët e Partisë Demokratike në Tiranë vijojnë të bëjnë publike emrat e delegatëve të cilët kanë firmosur për thirrjen e Kuvendit më 11 Dhjetor.

Para selisë blu, krerët e degës nr. 4 dhe 11 në Tiranë kanë lexuar para medieve emrat e delegatëve. Janë 88 delegatë që janë pro thirrjes së Kuvendit më 11 Dhjetor, i mbledhur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Teksa lexuan emrat e firmëtarëve, delegatët juanë shprehur se ndjehen të fyer dhe se do të diskutohet largimi i Lulzim Bashës nga kreu i partisë.

"E konsiderojmë veten të fyer, nuk jemi kukulla por njerëz që respektojmë Kushtetutën e PD. Duhet të ketë një limit të caktuar dhe sigurisht që do të diskutohet dhe largimi i Zotit Basha", u shpreh njëri nga delegatët.

Kuvendi i 11 Dhjetori ka në qendër të punimeve ndryshimin statutit të partisë dhe shkarkim e Lulzim Bashës nga kreu i saj. Kujtojmë se edhe Basha do të mbajë Kuvendin Kombëtar më 18 Dhjetor.

Të fundit