Flash News

Ditari i Opozitës

“Njësoj si me Teatrin”, PD publikon dokumentet: Porti i Durrësit po i falet kompanisë arabe

“Njësoj si me Teatrin”, PD publikon dokumentet: Porti i

Anëtari i Kryesisë së PD, Eno Bozdo ka akuzuar qeverinë se njësoj si me Teatrin, ku pasuria publike i falej kompanisë 'Fusha', tashmë është radha e Portit të Durrësit që t'i falet një kompanie arabe.

Përmes një postimi në Facebook, Bozdo ka publikuar disa dokumente  ku bashkëngjitur shkruan se "kaq identike është skema e vjedhjes, sa edhe projektligjet ngjajnë si dy pika uji. Qartazi janë hartuar nga e njëjta dorë"!

Më tej, Bozdo shton se "në shitje" ka dalë dhe Porti i Vlorës, por këtë herë sipas tij me një skemë më profesioniste, pasi një "koncension 35-vjeçar do ta vulosë këtë aferë".

Postimi i plotë:

Kështu, një projektligj i ri, i gatshëm për tu miratuar, do t`i japë Portin e Durrësit një kompanie arabe. Do t`ia japë pa garë, pas një procesi negociimi për të cilin askush nuk di asgjë.

Njësoj si me Teatrin, prona publike negociohet pa garë, për një projekt që e di vetëm Edi Rama dhe pjesëmarrësit e darkës së Nusretit.

Njësoj si me Teatrin Kombëtar, megavjedhja do të realizohet brenda ditës, do të ligjërohet me votat e maxhorancës, dhe fitimet do të shkojnë në të njëjtat xhepa.

Njësoj si me Teatrin Kombëtar, ndërtesat e Portit do të shëmben për t`i hapur rrugë ndërtimeve të kompanisë.

Por megahajdutëria nuk ndalet këtu. "Në shitje" ka dalë dje edhe Porti i Vlorës. Edhe ky do të bëhet port jahtesh, ndërsa porti ekzistues nuk dihet se ku dhe me cfarë kostosh do të zhvendoset. Por kësaj radhe skema është më profesioniste: një koncesion 35 vjecar do të vulosë këtë aferë!

Pas kësaj, sipas planeve te Edi Ramës, Shqipëria do të kthehet në republikë jahtesh, sepse portet e mallrave nuk dihet se ku do të jenë!

“Njësoj si me Teatrin”, PD publikon dokumentet: Porti i

“Njësoj si me Teatrin”, PD publikon dokumentet: Porti i

“Njësoj si me Teatrin”, PD publikon dokumentet: Porti i

Të fundit