Flash News

Ditari i Opozitës

Njoftimi i Ministrisë së Jashtme për largimin e Yuri Kim, Salianji: Ky është mesazhi që kërkon të japë Rama

Njoftimi i Ministrisë së Jashtme për largimin e Yuri Kim,

Deputeti i PD, Ervin Salianji komentoi njoftimin e pazakontë të Ministrisë së Jashtme, ku thuhej se ka nisur procedura për largimin e ambasadores së SHBA, Yuri Kim. 

I ftuar në Task Force me Sonila Meçon, në Syri Tv,  Salianji e quan të turpshme një deklaratë të tillë dhe shton se përmes tij Rama kërkon të japë mesazh. 

Salianji: E kuptoni çfarë turpi është? Edi Rama kërkon të krijojë perceptimin sikur ka ndonjë rol në emërimin dhe shkarkimin e ambasadorëve. E bën për shkak të qëndrimeve publike të ambasadores për moskapjen e pjesëve të pakapura të sistemit të drejtësisë, apo SPAK, qeveria jep sinjale kujto që, shiko, ne po largojmë ambasadoren. Nuk është politikë personale kjo punë. 

Dhe jep mesazhin tjetër sikur këta idiotët që bëjnë këto, se janë të njëjtët që japin ato përgjigjet në parlamentin britanik, përcaktojnë se kush do të jetë ambasadori amerikan në Shqipëri. E kuptoni çfarë logjike apo jo?


 

Të fundit