Flash News

Ditari i Opozitës

Njoftoi konferencë paralele me Berishën, por nuk doli/ Kryedemokrati: Rama i tmerruar nga protesta e 7 korrikut

Njoftoi konferencë paralele me Berishën, por nuk doli/ Kryedemokrati:

Kryedemokrati Sali Berisha ka dalë në konferencën e përjavëshme për mediat, ku nuk ka lënë as komunikimin për mediat që kishte njoftuar kryeministri Edi Rama në të njëjtën orë.

Por ky i fundit nuk e ka zhvilluar konferencën në orarin e planifikuar. Sipas Berishës, Rama është frikësuar nga protesta e 7 korrikut, për të cilën tha se do të jetë më e fuqishmja që ka njohur vendi.

“Tmerri i protestës e ka detyruar Edi Ramën të caktojë konferencë shtypi në të njëjtën orë me ne. Sytë, mendjet, zemrat e qytetarëve janë te protesta mbarë popullore dhe zëri i saj sot në këtë tryezë. Ndaj jam këtu për të drejtuar thirrjen në emër të frontit për shpëtimin e Shqipërisë mbarë qytetarëve shqiptarë të bashkohen më datën 7 korrik në 7 të darkës në bulevardin para kryeministrisë në protestën më të fuqishme që vendi ka njohur ndonjëherë”, u shpreh Berisha.

 

Të fundit