Flash News

Ditari i Opozitës

Njoftoi mbledhje, deputetët refuzojnë Alibeajn: S’ka kompetenca

Njoftoi mbledhje, deputetët refuzojnë Alibeajn: S’ka kompetenca

Enkelejd Alibeaj pasi njoftoi dorëheqjen nga funskionet e PD-së, kërkoi një mbledhje të Kryesisë së tij e cila parashikohej të mbahej sot.

Por disa deputetët krah tij e kanë refuzuar Alibeajn. Deputetët janë shprehur se Alibeajn është dorëhequr nga funksionet, dhe si i tillë nuk ka tagër dhe kompetencë për të thirrur një mbledhje Kryesie. Të tjerë thonë se nuk janë njoftuar zyrtarisht për mbledhje, por e kanë mësuar vetëm nëpërmjet deklaratës për media.

Alibeaj e njoftoi në një deklaratë live dy ditë më parë dorëheqjen nga të gjitha funksionet në parti, pas dështimit në zgjedhjet lokale të 14 majit. Pas deklaratës së tij, Gazment Bardhi kërkoi takim me Jorida Tabakun për të vendosur për drejtimin e PD-së, që deri tani komandohej nga Alibeaj.

Vetë Tabaku tha dje nga Kuvendi se kishte pasur një takim me Bardhin, por nuk dha detaje se çfarë kishin diskutuar.

Të fundit