Flash News

Ditari i Opozitës

Njohu Alibeajn kryetar të komanduar, Noka: Yuri Kim i shërben George Soros

Njohu Alibeajn kryetar të komanduar, Noka: Yuri Kim i shërben George

Deputeti demokrat, Flamur Noka komentoi deklaratat e ambasadores Yuri Kim, e cila njeh Alibeajn si kryetar të komanduar të PD.

I ftuar në Syri tv, Noka tha se Kim ka shkelmuar vendimin e gjykatës dhe shkeli konventën e Vjenës, duke shfaqur një sjellje të rëndë për një diplomate.

6 marsi ishte mesazh i qartë për Yuri Kim. Për fat të keq Yuri Kim ka shkelmuar konventën e Vjenës dhe këtë e ka bërë vazhdimisht në 7 muaj.

Me disa deklarata ka shkelmuar ligjet e vendit tonë dhe ka ndërhyrë në punët e brendshme të PD-së. Sjellje e rëndë për një diplomat.

I dha shkelm drejtësisë duke tentuar të njohë vendimet e Gaz Bardhit për kryetar, i cili është i shkarkuar për vete.”-u shpreh Noka.

Ndër të tjera Noka tha se i vjen keq që një ambasadore e SHBA, merr rrogën e taksapaguesve amerikanë por i shërben më shumë George Soros.

“Lobimet e Soros janë të forta në SHBA. Lobimi i tij është për të përçarë opozitën. Më vjen keq kur shoh Yuri Kim të SHBA, të atyre shteteve që i kemi idhull në rrugën e lirive dhe demokracisë, shohim që marrin rrogën e taksapaguesve amerikanë por i shërben më shumë George Soros”-tha Noka.

 

Të fundit