Flash News

Ditari i Opozitës

Noka akuza Begajt për servilizëm ndaj Erdoganit: Poshtërim për institucionin e Presidentit

Noka akuza  Begajt për servilizëm ndaj Erdoganit: Poshtërim

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka reaguar ashpër ndaj sjelljes së Presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, pas takimit të tij me Presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan.

Në një postim në Facebook, Noka e ka akuzuar Begajn për nënshtrim dhe servilizëm ndaj Erdoganit, duke e cilësuar veprimin e tij si një degradim të rëndë të institucionit të Presidentit të Republikës.

Postimi i plotë:

Ja dhe kryetari i shtetit, i cili si në gjuhë dhe qëndrim shfaq një inferioritet të paparë për detyrën që mban. Hija e tij nuk mund të ishte më e madhe se ajo e shefit të gjatë. Sot për interesa të sulltan kukudhit, Bajram efendiu iu nënshtrua recitimit të vjershës së diktuar më lart tij. Shefit të Bajramit i duhet një kullë te Presidenca, prandaj i sheqerosuri e hodhi një fjalë te miku, sulltan edhe ai, i madhërishëm. Presidenti i Republikës është i pari i shtetit apo zëdhënës i kryeministrit? Poshtërim për institucionin e Presidentit të Republikës. Fëlliqje shtetërore.

Të fundit