Flash News


Ditari i Opozitës

Noka akuzon qeverinë për blerje votash: Administrata nuk punon për qytetarët, por për pushtetin

Noka akuzon qeverinë për blerje votash: Administrata nuk punon

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka dalë me akuza të forta ndaj qeverisë, duke e cilësuar procesin zgjedhor si të manipuluar dhe të ndikuar nga blerja masive e votës.

Gjatë një deklarate për gazetarët para selisë blu, ku pritet të zhvillohet një mbledhje e drejtuesve politikë të PD-së në qarqe, Noka tha se administrata nuk ka funksionuar për qytetarët, por për interesat e qeverisë.

Sipas tij, janë shpërndarë mijëra euro për të ndaluar votuesit opozitarë, ndërsa u përmendën edhe pagesat prej 100 eurosh për pensionistët dhe falja e gjobave si forma të blerjes së votës nga mazhoranca.

"Administrata nuk funksionon në shërbim të qytetarëve por qeverisë. Si shpjegohet që një keqqeverisje shkon lart e më lart? Rriten vjedhjet dhe krimi dhe kta shtojnë votat. Kanë blerë dhjetëra mijëra karta për të ndenjur qytetarët në shtëpi. Më thoshte një miku im, kryetar i një dege, në Selenicë, po e pyesja për një fshat që unë e di që janë të djathtë. I thashë si shpjegohet. I thirra gjithë ditën në telefon, nuk me erdhën. Kur të nesërmen takova njërin nga anëtarët e fisit. Më tha më erdhën dhe me dhanë 10 mijë euro. Më thanë mos dil në votim. 10 mijë euro për fisin. O ka prova për këto vjedhje o nuk ka për të pasur më kurrë. E patë raportin e OSBE/ODIHR. 100 eurot që dha për 710 mijë pensionistët dhe falja e gjobave nuk ishte blerje vote? A e patë te komisioni i numërimit të votave se fletët ishin të palosura njësoj dhe me të njëjtin stilolaps të shënuar nga e njëjta dorë.", tha Noka.

 

Të fundit