Flash News

Ditari i Opozitës

Noka: Arrestimi i Ahmetajt për të eklipsuar dhunën e Rrajave

Noka: Arrestimi i Ahmetajt për të eklipsuar dhunën e Rrajave

Sekretari i Përgjithshëm, deputeti i PD-së, Flamur Noka komentoi kërkesën e SPAK për arrestimin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.

I ftuar në Syri tv, ngjarja e sotme është një truk propagandistik i qeverisë dhe vjen për të eklipsuar një ngjarje më të madhe, skandalin ‘Rraja’ në Krujë.

“Megaafera e shekullit janë inceneratorët dhe pastaj sigurisht edhe porti i Durrësit, por inceneratorët pikësëpari.

Por tek inceneratorët, Arben Ahmetaj është një nga shtyllat kryesore, por koka e gjithçkaje është Edi Rama. Ahmetaj e ka thënë ekzaktësisht që asnjë vendim të qeverisë, nuk mund ta marrë ministri i Financave. Të gjitha vendimet i merr kryeministrit.

Korruptim-krim dhe propagandë, këto dy shtylla ka pasur 10 vite rilindja.

Urdhër-arresti është thjeshtë një truk propagandistik i qeverisë. E kanë ruajtur prej kohësh Ahmetajn, e kanë bërë gati në tavë për ta fërguar, por e ruajtën, sepse e dinin që skandale të njëpasnjëshme ju plasin.

Janë qeveritë që kanë pasur skandale të njëpasnjëshme. Askush nuk ka mundur të mbarojë analizat për një skandal, sepse vjen tjetri. Të vetëdijshëm për batakun ku e kanë çuar këtë vend, ata e ruajtën për të ekplisuar një ngjarje.

Ai imazhi i shkopinjëve të bejsbollit për çdo shqiptar dhe ndërkombëtar është fytyra e këtij shteti. Ky është shteti që shohin shqiptarët ditën e zgjedhjeve dhe ai shtet është sot’, tha Noka.

 

Të fundit