Flash News

Ditari i Opozitës

Noka: Askush nuk ia shpëton dot lëkurën Edi Ramës as me gaz lotsjellës, as me spraj

Noka: Askush nuk ia shpëton dot lëkurën Edi Ramës as me gaz

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka tha se Tirana është në duart e qytetarëve dhe jo të barbarëve.

Në një prononcim për mediat, Noka akuzoi Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit se ka dhënë urdhër të marshimi i opozitës të ndalohet, ndërsa e etiketoi atë si “Narko Proda”

"Askush nuk ia shpëton dot lëkurën as me gaz lotsjellës, as me ujë, as me spraj, me asgjë nuk ia shpëton dot lëkurën Edi Ramës dhe organizatës së tij kriminale.
As narko-Proda, as banda e tij në Policinë e Shtetit.
Ne jemi të vendosur në rrugëtimin tonë dhe asgjë nuk na ndal.
Ne jemi në marshim.
Tirana u takon qytetarëve hdhe jo barbarëve të pushtetit.
Marshim në Tiranë.
Të gjithë rrugët e Tiranës do të jenë të qytetarëve."

Të fundit