Flash News

Ditari i Opozitës

Noka: Basha ka dhënë porosi që Berisha të bllokohet, ka shantazhuar kryetarët e seksioneve

Noka: Basha ka dhënë porosi që Berisha të bllokohet, ka

Deputeti demokrat Flamur Noka, i cili ka dalë në mbështetje të ish-kryeministrit Sali Berisha ka deklaruar se 80% e anëtarësisë është kundër vendimit të përjahstimit të këtij të fundit nga PD. Ai bëri me dije se janë mbledhur më shumë firma se sa janë të nevojshme për të thirrur Kuvendin e PD.

"Baza e PD në shumicën e saj është pro foltores. Kudo që shkon Berisha gjen mbështetje. Këtë e di dhe Basha. Ai ka pranuar që mbi 80% e anëtarësisë së PD, janë kundër vendimit të tij. Firmat po vazhdojnë në mblidhen, numri që kërkohet nga statuti është kaluar", deklaroi deputeti.

Ky i fundit tha për "Ora news" se Basha po ushtron presion ndaj personave që janë pjesë e strukturës së PD që të mos pritet Berisha dhe të ndalohet firmosja e formularëve, për të mbledhur Kuvendin Kombëtar.

"Kjo gjë është për të ardhur keq. Nga njëra anë në takimin me kryetarët, me deputetët Basha është munduar të flasë me superlativa për Berishën. Kjo ka qenë hipokrizi absolute, sepse në takimet e ngushta me individë, apo pjesë të strukturave, Basha ka dhënë porosi që Berisha të bllokohet, të mos pritet dhe të ndalohet firmosja e formularëve. Kemi të bëjmë me një Lulzim Basha me dy fytyra", shprehet Noka.

Ai shton se Basha ka shantazhuar kryetarë seksionesh dhe grup seksionesh për të mos firmosur. 

"Basha ka arritur deri aty sa ka marrë kryetarë seksionesh dhe grup seksionesh duke i shantazhuar për të mos firmosur, e kam të konfirmuar. Nuk po flas për disa nga bashkëpunëtorët e Bashës që bëjnë nga mëngjesi deri në darkë këtë gjë", u shpreh deputeti.

 

Të fundit