Flash News

Ditari i Opozitës

Noka: Beleri mbahet në burg se zbuloi zullumet e Ramës

Noka: Beleri mbahet në burg se zbuloi zullumet e Ramës

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka thotë se dosja ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës është e montuar.

I pranishëm në konferencën e zhvilluar nga avokatët e Fredi Belerit, Noka u shpreh se mbajtja e tij në burg ka vetëm një motiv, që sipas tij është “zbulimi i zullumeve të Ramës dhe qeverisë së tij me pronat në bregdet”.  

Dosja e Fredi Belerit e montuar. Tregon që Rama është gati të bëjë gjithçka për të mbajtur një pushtet në kundërshtim me votën dhe ligjet e vendit për të fshehur batërdinë që ai dhe qeveria e tij kanë bërë me pronat e pronarët e bregdetit.

Arrestimi dhe mbajtja në burg e Belerit ka një motiv, është kundërshtari politik i Ramës që do ulej në atë karrige dhe do të zbulojnë zullumet e Ramës e qeverisë së tij me pronat në bregdet.

Ky është i vetmi faj që Fredi Beleri kishte mbi supet e tij dhe duhet të paguante haraçin nga Rama me burg. Në Shqipëria Rama ka kapur drejtësinë”, tha deputeti Noka.

  

Të fundit