Flash News

Ditari i Opozitës

Noka: DASH i ka ‘tërhequr veshin’ ambasadores Yuri Kim

Noka: DASH i ka ‘tërhequr veshin’ ambasadores Yuri Kim

Për deputetin demokrat Flamur Noka, ambasadorja amerikane Yuri Kim i ka tejkaluar kompetencat e saj si diplomate, duke ndërhyrë në punët e brendshme të Partisë Demokratike.

I ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’, Noka deklaroi s’disponon informacione se Departamenti Amerikan i Shtetit ika tërhequr vërejtje ambasadores, për shkak se ka kaluar kornizat e një diplomati.

“Ka një gjë, nuk është parë kund që një ambasadore të përzihet në punët e brendshme të një partie politike. Nuk përzihen ambasadorët asgjëkundi. Kjo është shumë e rëndë, kapërcim i të gjithë kornizave të një diplomati. Berisha është në të drejtën e tij këtu. Zonjës i është tërhequr veshi nga Departamenti i Shtetit, kam informacione për këtë.  A e patë sondazhin si ka ndryshuar besueshmëria e shqiptarëve, më shumë te BE, sesa të SHBA? Kjo është kambanë alarmi për DASH, sepse tregon që duhet dikush të mbajë përgjegjësi për lojën e keqe që është bërë këtu, sepse shqiptarët janë pro amerikanë”, tha Noka.

 

Të fundit