Flash News

Ditari i Opozitës

Noka: DASH pohoi se liria e medias në Shqipëri cenohet

Noka: DASH pohoi se liria e medias në Shqipëri cenohet

Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka reaguar me tone të ashpdea lidhur me situatën e lirisë së medias, pas publikimit të raportit të DASH. 

Duke iu referuar edhe rastit te News24, ku policia dhe ushtria sulmuan godinën duke mos lejuar gazetarët të ushtrojnë detyrën, Noka shkruan në rrjetet sociale se në Shqipëri liria e shtypit është cënuar deri në pikën që gazetarët ushtrojnë vetëcensurë.

Reagimi i Nokes:

Pushteti mediatik në duart e kryeministrit Ramaduro
Departamenti Amerikan i Shtetit pohon se në #Shqipëri liria e shtypit cënohet deri në pikën që gazetarët vetëcensurohen.
#DASH, në raportin vjetor për gjendjen e të drejtave të njeriut, për Shqipërinë shprehet se:
 “Qeveria, partitë politike dhe grupet kriminale kanë përdorur lidhje të drejtpërdrejta me pronarët e medias dhe redaktorët e lartë për të ndikuar në përmbajtjen e raportimit”.
“Interesat politike dhe ato të biznesit kanë ushtruar presion mbi gazetarët. Disa gazetarë kanë raportuar se kanë marrë mesazhe kërcënuese ose janë bërë objekt i fushatave publike të njollosjes, pas raportimeve mbi korrupsionin apo keqpërdorimet e supozuara të qeverisë”.
“Në muajin mars, Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka denoncuar publikisht kryeministrin për përdorimin e një gjuhe frikësuese ndaj një gazetari që po hetonte investimet në turizëm në vend”.
“Presioni politik, korrupsioni dhe mungesa e fondeve kanë kufizuar pavarësinë e mediave të shkruara, ndërsa raportohet se gazetarët kanë ushtruar vetëcensurë”.
 “Mungesa e kontratave të zbatueshme të punës ka ulur pavarësinë e gazetarëve dhe ka kontribuar në njëanshmërinë e raportimit”.

Të fundit