Flash News

Ditari i Opozitës

Noka: Deri më 30 Prill, nuk do të ketë demokrat që s’do të gjejë veten në PD

Noka: Deri më 30 Prill, nuk do të ketë demokrat që

Deputeti demokrat dhe anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Flamur Noka, tha se procesi i bashkimit të PD-së tashmë ka filluar dhe do të vijojë për të gjithë intelektualët dhe të rinjtë.

I ftuar në Syri Tv, Noka tha se edhe ata kryetarë degësh që dikur kanë qenë kundër ‘Rithemelimit’, sot janë angazhuar në procesin e bashkimit dhe ristrukturimit.

“Gjysma e kryetarëve të degëve të PD të zgjedhur, që deri dje ishin mbështetës të fraksionit të vulës, sot janë të rreshtuar tek shtëpia e tyre e lirisë, tek Partia Demokratike dhe me janë me pjesën tjetër duke u angazhuar për të ristrukturuar PD. Për pak ditë arritëm në këtë pikë. Deri më 30 prill nuk do ketë demokrat që nuk do ta gjejë veten tek PD”, tha Noka.

Noka shtoi se Sali Berisha arriti të fitojë duke qenë në betejë kundër regjimit të Ramës dhe kundër Lulzim Bashës.

“Kjo forcë politike do të hapet dhe do gjejnë veten të rinjtë dhe të rejat. Do hapet për intelektualë dhe akademikë, proces hapje që s’e ka parë historia. Do krijohet një frymë e tillë që s’ka regjim që të ndalojë fitoren e PD. Berisha e ka vërtetuar që mund ta bëjë këtë gjë”, u shpreh Noka.

Të fundit