Flash News

Ditari i Opozitës

Noka: Çelim një sipar protestash deri kur të gjunjëzohet narkoregjimi

Noka: Çelim një sipar protestash deri kur të gjunjëzohet

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka treguar disa detaje nga protesta kombëtare e opozitës.

Për A2CNN, Noka tha se 22 dhjetori çel një sipar protestash të cilat nuk kanë një datë të caktuar si mbyllje. Demokrati tha se të gjithë skenarët janë në tryezë, sa i përket protestës, ndërsa theksoi arsyen se pse opozita proteston.

“Ne sot çelim një sipar protestash dhe do të ketë vazhdimësi deri kur të gjunjëzohet narkoregjimi dhe deri kur Shqipëri të krijohet qeveria teknike për t'i dhënë rrugë këtij vendi, sepse ky vend me këtë bandë plaçkitësish po shkon drejt humnerës.

Të gjitha skenarët do të janë të hapur. Do t'i diskutojmë dhe do të vendosim. Pra ajo që mund të di t'ju them sot tani me saktësi është sot fillojmë. Se kur do të mbarojmë do t'ju themi ditën që do të rrëzohet ky narkoregjim dhe do t'i jepet vendit qeveria teknike”, deklaroi Noka.

Të fundit