Flash News

Ditari i Opozitës

Noka flet pas dëshmisë në Prokurori: Të hetohen '18 dhjetori', policia dhe Spartak Braho

Noka flet pas dëshmisë në Prokurori: Të hetohen '18

Deputeti Flamur Noka ka folur për mediet pas dëshmisë së dhënë në Prokurori për protestën e 8 janarit.

Noka deklaroi se i ka bërë thirrje Prokurorisë të hetojë jo vetëm dhunën e policisë mbi demokratët, por edhe Spartak Brahon për deklaratën e tij se një deputet demokrat do të vritej ditën e protestës, duke e cilësuar atë një "trillim dhe lajmë të inskenuar".

Nga ana tjetër, Noka pohon se një tjetër thirrje i ka drejtuar Prokurorisë për të hetuar emrat e delgatëve që morën pjesë në Kuvendin e 18 Dhjetorit, pasi sipas tij një pjesë e emrave janë inekzistent.

"Më datë 8 janar shqiptarërt dhe ndërkombëtarët panë se bunkeri i krijuar në PD nga pengu ishte i autorizuar dhe i ideuar nga pengmarrësi. Arsyeja e vetme ishte dhe është pengmarrja e opozitës dhe në këtë mënyrë vdekja e demokracisë në Shqipëri. Ne sot me urdhër të pengmarrësit, isha në Prokurori për një protestë legjitime demokratike dhe më paqësorja e zhvilluar ndonjëherë. Për cilësinë në të cilën më thirrën pyesni urdhëruesin që është Edi Rama. Unë sot i bëra thirrje të hetojë për një mashtrim publik që pengu iu ka bërë shqiptarëve më datë 18 dhjetor, duke sajuar numra të gënjeshtërt duke mashtruar për 5.004 delegatë duke falsifikuar firma pasi në 5.400 emra që ka lexuar ka edhe të vdekur e njerëz që nuk ekzistojnë fare. Sot i bëra thirrje të hetojë dhunën barbare nga policia mbi demokratët në shtëpinë e tyre. I bëra thirrje të hetojë edhe një zjarrvënës si Spartak Braho që përhap terror dhe panik duke sajuar dhe inskenuar lajme e trille, sikurse edhe Sokol Bizhgën një krye bandit me unifromë që ushtroi terror mbi demokratët", deklaroi Noka për mediet.

Të fundit