Flash News

Ditari i Opozitës

Noka i bindur për fitore: Do ta marrin Vorën, nuk ka rast të kundërt! Shoqatën e bravave e kanë braktisur

Noka i bindur për fitore: Do ta marrin Vorën, nuk ka rast të

Deputeti demokrat Flamur Noka ka dhënë një prononcim për mediat nga Vora, ndërsa votimi për primaret po vazhdon prej disa orësh. Ai u shpreh i bindur se Komisioni për Rithemelimin e PD-së do ta fitojë Bashkinë e Vorës.

"Sot është një ditë e shënuar për demokratët, sot çdo demokrat në 6 bashkitë, ku do ketë proces zgjedhor ndjen peshën e tij, ndjen fuqinë e  tij në vendimmarrje, vlerën e tij në përfaqësimin e pushtetit.

Në Shkodër radhët janë të gjata. Do ta marrin Vorën, nuk ka rast të kundërt! Kandidatët janë figura të nderuara të zonës, përfaqësues të denjë të qytetarisë", u shpreh deputeti.

Duke iu referuar Lulzim Bashës, ai tha se nuk ka arritur të gjejë kandidatët dhe se e kanë “braktisur”.

"Shoqata letrave dhe e bravave nuk po gjen dot kandidatë në 6 bashkitë dhe nuk ka asnjë aleat, e kanë braktisur", u shpreh ai.

 

Të fundit