Flash News

Ditari i Opozitës

Noka ‘i kërkon llogari’ Gledis Nanos: Kush iu kërkoi të rrethonit selinë e PD-së me policë?

Noka ‘i kërkon llogari’ Gledis Nanos: Kush iu kërkoi

Deputeti demokrat Flamur Noka i është drejtuar me një ketër Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nanos, për të kërkuar informacion se kush e ka adresuar të dërgojë forca policore për të rrethuar selinë e Partisë Demokratike.

Noka thekson se prania e forcave policore pranë godinës së PD-së, është në kundërshtim me çdo akt dhe urdhër mbi të cilin funksionon Policia e Shtetit, teksa thekson se një veprimi tillë nuk ka ndodhur në 31 vite pluralizëm.

“Duke u nisur nga këto fakte, kërkojmë nga ana juaj informacion se kush janë arsyet, informacionet tuaja për këtë veprim, nga ju kanë ardhur këto të dhëna dhe kush është institucioni që ka kërkuar këtë përqëndrim të forcave policore pranë selisë së PDSH-së”, shkruan Noka në letër.

Noka ‘i kërkon llogari’ Gledis Nanos: Kush iu kërkoi
Letra e Flamur Nokës drejtuar Gledis Nanos

Të fundit