Flash News

Ditari i Opozitës

Noka ironizon ministrat e PS: Do detyroheni të shtrëngoni sapunin me radhë

Noka ironizon ministrat e PS: Do detyroheni të shtrëngoni sapunin me

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka ironizuar ministrat e Partisë Socialiste duke thënë se edhe atyre do iu vijë radha për tu burgosur si kryetari i bashkisë Tiranë Erion Veliaj.

Noka tha se ministrat socialistë shohin makthe tashmë nga frika se do ju vijë radha për burg.

"E kam të pamundur të kuptoj, përse ju detyron luksin e shfrenuar dhe vjedhjen  jashtë çdo perceptimi të Lali Vjedhësit, çfarë halli keni?

Si mund ta lejoni veten të keqpërdoreni në këtë mënyrë, si mund të quhet nromale që zonja e kryebashkiakut të ketë 860 mijë euro blerje online, pale se sa blerje ka bërë nëpër dyqane që nuk janë regjistruar online.

Vetëm Imelda Marcos e ish-presidentit të Filipineve në 86 kur u arratis për Haëai kishte lënë pas një pasuri të tillë sa kjo e Tiranës.

E dini ju që vjedhja e kësaj kateorie në Filipine u ndërtua një muze që të tu jepjte shembull njerëzve të mos vjedhin më e të mos guxojnë dhe ju këtu guxoni vini edhe e mbroni.

Si mund të jetë ministre kjo që mbron hajdutërinë?

860 mijë euro të brendshme e bizhu, a e dini ju që kjo zonjë me këtë shifër që jeton në luks është një zonjë në Fier, invalide punë ku qeveria juaj e ka lënë në barake e i jep 40 euro në muaj.

Nuk flsini ju për Vaiden e për mijëra Vaide si ky shembull që janë në vend?

Ku e keni drejtësinë tuaj, ku ka gjë më të turpshme se kjo?

A ka ndodhur një ndonjë shtet të botës  që kyeministri pas arrestimit të kryebashkiaut, kryeministri të shkojë dy herë në bashki e të mbledhë policë për ti dhënë urdhër për të dalë në protestë, bashkë më administratën duke i dhënë urdhër për të dalë në protestë kundër institucioneve të shtetit, një kryeministër shteti?"

 

Të fundit