Flash News

Ditari i Opozitës

Noka: Jemi drejt bashkimit. Në 4 dhjetor shqiptarët njihen me kandidatët tanë

Noka: Jemi drejt bashkimit. Në 4 dhjetor shqiptarët njihen me

Pas takimit të një dite më parë mes Edi Palokës dhe Gazmend Bardhit për më shumë se një orë në një lokal përballë parlamentit në përpjekjen e parë që dy grupimet në PD të dalin me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet lokale, sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka është optimist se demokratët po shkojnë drejtë bashkimit.

Në një intervistë për ABC, Noka sqaron se edhe kryesia e PD për shkak të këtyre negociatave vendosi të mos nis menjëherë procesin e primareve.

“Jemi besimplotë që ky proces do të ecë. Kemi vullnetin e plotë për të ecur drejtë bashkimit pa asnjë kusht conform statutit dhe rregullave të PD, pa asnjë kusht. Jemi tërësisht të hapur dhe shpresojmë shumë që këto bisedime të brendshme, mes kolegësh, do të japin frytet që demokratët i kërkojnë.

Dje në mbledhjen e kryesisë u vendos që të ketë një afat, ku ne do të jemi në bisedime edhe brenda grupit tonë parlamentar por edhe me aleatët tanë”, tha ai.

 Për herë të parë PD do të ketë më shumë se 5 muaj përpara zgjedhjeve, kandidatët e saj.

“Më 4 dhjetor shqiptarët do të kenë publike të gjithë personalitetet e Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare që do t’iu japin shpresën e fitores në zgjedhjet e ardhshme vendore”, tha Noka.

Për sekretarin e Përgjithshëm të PD, primaret janë një hap i fortë për demokratizimin e partive politike në Shqipëri.

“Për kushtet që është sot Shqipëria, besoj që primaret janë mesazh i qartë. Standardi demokratik që PD po vendos sot është që demokrati është mbi gjithçka, mbi çdo forum, mbi çdo institucion, mbi çdo drejtues. Vota vlerësohet është e barabartë, si e anëtarët të partisë ashtu edhe e kryetarit të partisë”, u shpreh Noka.

 

Të fundit