Flash News

Ditari i Opozitës

Noka kundër vetting-ut të politikanëve nga SPAK: Kjo është t'i dorëzosh PD-në Ramës

Noka kundër vetting-ut të politikanëve nga SPAK: Kjo

Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka është shprehur kundër propozimit të PD-së për vetting-un e politikanëve nga SPAK-u.

I ftuar në emisionin "Top Talk", Noka u shpreh se vetting-u i politikanëve duhet të bëhet, por jo nga SPAK, një institucion të cilin PD e ka deklaruar të kapur nga Rama. Sipas Nokës, të lejosh që SPAK të bëjë vetting-un e politikanëve do të thotë t'ia dorëzosh PD-në Edi Ramës.

"E djeshmja duke i kërkuar Ramës që të bëjë vettingun kur dihet qëndrimi i PD-së për SPAK-un që është politikisht i varur nga Rama, kjo është t’ia dorëzosh PD me duart e tua Edi Ramës.

Momenti që ne kemi thënë që SPAK është instrument në duart e Ramës, e ka thënë edhe vet Basha, ti papritmas i thua Ramës do të bësh t’i vettingun. Basha po e bën këtë se është i kapur dhe në pazar me Ramën. Si mund t’i lësh Ramës të bëjë vettingun e politikanëve të tu. SPAK merret me aspektet penale, por jo me vetting. Vettingun e kemi kërkuar edhe ne, por jo ta bëjë SPAK-u i Ramës, se t’i i lë Ramës të caktojë edhe deputetët në PD.

Vettingu i politikanëve duhet të bëhet nga një institucion vettingu ku të gjendet një mënyrë që të bihet dakord me konsensus, nuk mund t’ia japësh një organi që deri dje kemi thënë se është i kapur nga Rama," u shpreh Noka.

 

Të fundit