Flash News

Ditari i Opozitës

Noka: Më 10 shkurt, të gjithë para kryeministrisë

Noka: Më 10 shkurt, të gjithë para kryeministrisë

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, vazhdoi takimet me demokratët në pritje të protestës kombëtare të datës 10 shkurt.

Gjatë takimit në Kamëz, Noka u bëri thirrje qytetarëve të bashkohen me protestën në orën 17:00 para kryeministrisë.

Në postimin e tij në Facebook, Noka thekson se PD ka denoncuar çdo aferë të Ramës dhe sipas tij, të gjitha denoncimet e opozitës kanë rezultuar të vërteta.

Postimi i plotë:

PD ka denoncuar publikisht me dokumente çdo aferë të KM Rama që nga dita e marrjes së detyrës. Të gjitha deklaratat e bëra nga foltorja e PD-së, që u trajtuan fillimisht si sulme politike ndaj qeverisë, rezultuan të vërteta fund e krye.

Ministra, kryebashkiakë e funksionarë të lartë ranë të gjithë njëri pas tjetrit.

Misioni ynë është të rrëzojmë të mbeturin e fundit në Pallatin e Krimit, ideatorin e narkoshtetit, Edi Rama. 10 SHKURT, ora 17:00, të gjithë përpara kryeministrisë!

Të fundit