Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Noka: Çmime si në Europë, paga si në Afrikë, më 17 prill rrëzojmë qeverinë

Nga ‘Foltorja’ e organizuar para Kryeministrisë, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, mbajti një fjalim ku akuzoi qeverinë për një krizë të thellë ekonomike dhe demokratike, duke u bërë thirrje qytetarëve për një protestë masive më 17 prill me synim rrëzimin e saj.
Në qendër të fjalës së tij ishin vështirësitë ekonomike të qytetarëve. Duke përdorur sloganin "Çmimet si në Europë, pagat si në Afrikë!", Noka theksoi se kostoja e jetesës është bërë e papërballueshme.
Ai solli si shembull dëshminë e një turisti italian, i cili ishte habitur nga çmimet e larta në Shqipëri krahasuar me pagat e ulëta, duke thënë se “nuk e kuptonte si jetojnë shqiptarët”.
Sipas Nokës, Shqipëria po kalon një krizë të thellë, të ngjashme me ato që shoqëritë i përjetojnë vetëm në kohë lufte apo epidemish.
Noka: Detyra jonë është që të menaxhojmë këtë lum urrejtje dhe mllefi ndaj këtij regjimi. Të menaxhojmë këtë pakënaqësi të pafundme që ndodhet në çdo cep të vendit, në çdo shtëpi shqiptari. Detyra jonë është ta orientojmë atë dhe ta drejtojmë në rrugën e ndryshimit. Kazani i shqiptarëve, kazani i revoltës së tyre po zien. Është përgjegjësia jonë që t'i japim rrugë. Po të shikoni miq, edhe turistët, edhe turistët që sapo vijnë, shfryjnë mllef. E ndoqët para tre ditësh një turist italian. Çfarë tha? Habitem tha si jetojnë shqiptarët në Shqipëri, sepse këtu tha gjej çmimet e shportës disa herë më të shtrenjta se në Itali. Të pyes për rrogat, rrogat janë disa herë më të ulëta se në Itali. Nuk e kuptoj si jetojnë shqiptarët tha. Ne na kanë thënë realitet tjetër tha nëpër, nëpër propagandë, nëpër media, në propagandë. Dhe vijmë e gjejmë një realitet të tmerrshëm në Shqipëri. Pra, kjo është Shqipëria e sotme, Shqipëria e qeverisur nga narkosi. Pra është një vend ku kostoja e jetesës së një qytetari të thjeshtë tallet me fuqinë blerëse të tij.
Është një vend ku kriza ekonomike, jo vetëm ekonomike, është shumë dimensionale, është ulur këmbëkryq në mënyrë të përditshme, ndërkohë që kriza të tilla shoqëritë i kalojnë në kohë epidemish apo në kohë luftrash. Shqipëria 13 vjet nga dita në ditë thellohet në këtë lloj krize. Por, pse themi ne që shpresa e vetme jemi ne, është opozita. Sepse në situata të tilla, në çdo vend të botës demokratike, do kishin dhënë dorëheqje dhjetra qeveri, jo një qeveri. Por, narkosi që qeveris dhe që vegjeton këtu mbrapa, nuk ka empati. Ai nuk ka ndjeshmëri, se vuajnë, se torturohen, spitale, në shkolla, kudo shqiptarët, jo. Se shpopullohet vendi, jo, nuk ka empati. Ai e ka treguar këtë në 13 vite. E dëgjoni, negociatat rrezikohet të bllokohen tërësisht. Pse? Sepse Shqipëri qeveris Edi Rama dhe qeverisja e tij është antidemokratike dhe është një qeverisje që ka bllokuar rrugën drejt Europës.
Atij s'ia ndjen. Ai thotë fajin e ka opozita, Europa fajin e ka. Në fushatë ju premtoi shqiptarëve Europën. Tani kur Europa i bën bllokadë, sepse ai bëri bllokadë ligjit dhe drejtësisë, fajin e paska Europa. Po nuk ngen përgjegjësi, as don të ja dijë fare. Kur parlamentin e ka marrë peng dhe nuk funksionon, ai ndjen kënaqësi, jo më nuk bëhet fjalë për përgjegjësi, për të dhjerë përgjegjësi. Jo, ai ndjen kënaqësi. Sikundërse ndjen kënaqësi një njeri i tillë pa empati kur vuan populli dhe shoqëria e tij. Ne jemi këtu sepse në Shqipëri asgjë nuk funksionon. Prandaj jemi këtu. Jemi në këtë foltore, jemi në protestë, jemi në përballje, për ta bërë, për të kthyer legjitimitet dhe për të kthyer stabilitet në një vend ku institucionet janë të destabilizuara dhe Edi Rama e po fut në ullitë e destabilizimit edhe shoqërinë shqiptare dhe Shqipërinë. Prandaj jemi këtu. S'mund të pranojmë, nuk është një lloj të flasësh në atë parlament dhe këtu në parlamentin e fjalës së lirë. Atje e keni ndjekur.
Ne që jemi përfaqësuesit tuaj prej kaq e kaq muajsh kemi kërkuar komisione hetimore, asnjë nuk është dhënë. Kemi kërkuar interpelanca me kryeministrin, asnjëherë nuk vjen. Jo. Kërkojmë fjalën, na ndërpritet dhe shpallemi armiq. Pse? Sepse ai parlament është marrë peng nga Edi Rama dhe nuk është parlamenti i qytetarëve. Ndaj kemi zgjedhur ne këtë vend për të për të stacionuar parlamentin e qytetarëve, sepse ai parlament qelbet drogë dhe korrupsion. Tani, ju e dini, çdo shqiptar tashmë, por edhe ndërkombëtarët janë qartësuar. Hajdut si ky as ka, as ka patur, as urojmë të mos ketë në këtë Shqipëri. Nuk ka të dytë si ky. Por ajo që është shqetësuese edhe më shumë është se sot janë bindur shqiptarët dhe ndërkombëtarët se barbar si ky as ka, as ka patur, as do të ketë në këtë vend. Prandaj sot zëri ynë përcillet kudo dhe ka jehonë më shumë se kurdoherë tjetër, jo vetëm në Shqipëri, por edhe tek ndërkombëtarët. Prandaj protestat tona përcillen kudo, sepse janë zëri i lirisë, janë zëri i së vërtetës. Të gjitha këto janë tregues që ne nuk kemi rrugë tjetër përveçse përballjes. E gjithë kjo periudhë përballjes, siç e thashë në fillim të fjalës, ka dhënë efektet. Kanë filluar të shkërmoqen. Kanë filluar si gurët e dominosë të rrokullisen duke rrëzuar njëri-tjetrin. Por goditjen duhet ta japim ne. Goditje pas goditje të mos lodhemi derisa të japim goditjen finale, ta shembim për tokë narko-regjimin dhe kreun e saj. Sepse barbar dhe hajdut nuk meriton kjo shoqëri. I kemi ndjekur, çdo gjë që prek me dorë, në çdo objekt që nisin të punojnë, o vjedhin dhe e shkatërrojnë, o e falimentojnë. Nuk ka rrugë tjetër. Por, tashmë është në dëshpërim. Është në dëshpërim të thellë. Prandaj them që efektet e protestës sonë dhe të qëndresës tonë kanë filluar të ndihen. Është në dëshpërim kur përpëlitet gjithandej të justifikojë, të justifikojë batërdinë dhe babzinë e tij.
Dhe në këtë dëshpërim, ne do të na duhet të jemi në ballë të revoltës së qytetarëve. Sepse Shqipëria nuk mund të jetë çiflig i këtij barbari dhe i çetës së tij të kusarëve. Nuk mundet të pranojmë ne që çmimet janë më të larta se në gjithë Europa, çmimet e shportës, ndërsa pagat janë më keq se në Afrikë. Vend prodhues i naftës Shqipëria, por jemi me çmimin më të shtrenjtë të naftës në botë. Pse? Sepse ka një taksë që quhet taksa Rama. Na vjedh me ushqime, na vjedh te nafta, na vjedh te pagat, na vjedh kudo. Ndaj sot qytetarët janë të revoltuar dhe kjo revoltë zien kudo. Ndaj protestojnë gjithësecili në mënyra të ndryshme, po kudo ka protestë. Dhe ne kemi treguar që ia dalim. E nisëm kështu kur ishim para Lalivjedhësit. Por pas disa muajsh Lalivjedhësi shkoi te vendi. E nisëm këtu kundër Belës. Rrugës është. Tashmë kemi goditjen e gurit të fundit të shahut, që është vetë kreu i Narkosit. Do ta vazhdojmë sepse edhe ai do rrokulliset dhe do rrëzohet. Por mbani mend, rrëzimi i këtij do ketë efekt të madh. Do të ketë fatin pesë herë më të keq se të Lalivjedhësit dhe të tjerëve. Ky fat e pret Edi Ramën. Sepse ne nuk do të lejojmë që Shqipëria të falimentojë për këta hajdutë dhe këta barbarë. Jemi në rrugën e duhur, jemi në rrugën e mbarë të çmontimit të narkosit. Jemi në rrugën e rikthimit në stabilitet të Shqipërisë të destabilizuar prej vitesh nga ky regjim. E premtja e 17 prillit është dita jonë. E premtja e 17 prillit do të jetë një ditë ku ne do t'i japim një goditje të radhës këtij narko-regjimi.
Sigurisht, dua të shfrytëzoj këtë takim edhe për të uruar fitoren liderit të opozitës në Hungari. Shoh këto ditë, shohim sot gjithë ditën, se si mercenarët, mercenarët e Narkosit, të paguar nga taksat e shqiptarëve dhe që hiqen si analistë, mundohen të bëjnë paralelizëm. Jo mor të mirë, jo. Atje Orban mundësoi rotacionin. Këtu Narkosi ka bllokuar rotacionin. Atje në Hungari tregoi Orban se demokracia funksionon. Këtu demokracia është marrë peng. Urbani nuk qeveriste me kartelet e drogës dhe nuk ndërtoi narkoshtet. Ti ke ndërtuar narkoshtet me kartelet e drogës. Ndaj kurrë s'mund të jesh e njëjta gjë. Ndaj kurrë nuk mund të ketë paralelizëm. Orban nuk përzuri një të tretën e shqiptarëve e hungarezëve nga Hungaria. sepse ju krijoi mirëqenie dhe ju krijoi mundësi të jetojnë, të luftojnë dhe të punojnë në vendin e tyre. Ndërsa ti ke bërë realitet ëndrrën e Çubriloviçit dhe kurrë s'mund të krahasohesh ti me të. Ama një gjë po ta them përsëris përsëri. Fundi yt do jetë më i tmerrshëm se i diktatorit Hoxha. Ai e vuajti për së vdekuri, ti do ta vuash për së gjalli. 17 prilli do jetë një ditë ku ti do të marrësh një goditje dhe një mesazh të qartë. Je gjunjëzuar, por do rrëzohesh. Ndaj ftoj të gjithë me 17 prill, në ora 19:00, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, për të vazhduar betejën tonë për çmontimin e narko-regjimit, e kësaj kështjelle prej rëre që tashmë është gati të rrëzohet.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38