Flash News

Ditari i Opozitës

Noka: Misioni i Bashës është varrosur, nuk e shoh më shumë se deputet

Noka: Misioni i Bashës është varrosur, nuk e shoh më

Deputeti demokrat, Flamur Noka thotë se aksioni i tyre i ardhshëm është bashkimi i partisë dhe ftesa për t’a arritur këtë, vlen edhe për ish-kryetarin e PD Lulzim Basha. 

I ftuar në ‘News 24’, Noka e cilëson të mbyllur misionin e Bashës , ndërsa shton se nuk e sheh më shumë se një deputet në PD.

“Misioni i tij është varrosur. Të mendosh për rikthim kur ke pasur vetëm dështim do të thotë që s’ke kuptuar gjë nga realiteti. E kam koleg, dua ta respektoj, por është ëndërr e kaluar. Takime me 15 demokratë si zoti Basha bëj çdo ditë.

Ka vdekur koha e tij politike për më shumë. Veç deputet, nuk e shoh asgjë tjetër. E kemi ftuar zotin Basha në mbledhjen e grupit. Bashkimi vazhdon nga qendra në bazë, nga baza në qendër. Shanset për të bashkuar 100% të grupit parlamentar janë të shumta. Bashkimi do të ecë", u shpreh Noka. 


 

Të fundit