Flash News

Ditari i Opozitës

Noka: Narkoregjimi në grahmat e fundit, Rama po përjeton makth

Noka: Narkoregjimi në grahmat e fundit, Rama po përjeton makth

Në një deklaratë për mediat, sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, u shpreh se “sot iu është dhënë një goditje tjetër narkoregjimit”, ndërsa shtoi se, sipas tij, dhuna dhe tensionet e regjistruara gjatë protestës tregojnë se qeveria “është në grahmat e saj të fundit”.

“Sot, Edi Rama ka përjetuar një makth të madh. Fundi po i troket. Asgjë nuk e ndal kryengritjen dhe revoltën e qytetarëve për të shporrur këtë narkoregjim,” deklaroi Noka, duke iu referuar kryeministrit Edi Rama.

Ai theksoi se protesta, sipas opozitës, ka dëshmuar se “në Shqipëri ka shpresë” dhe se qytetarët janë të vendosur për ndryshim.

Akuza për izolim ndërkombëtar
Në deklaratën e tij, Noka akuzoi Ramën për tensionim të marrëdhënieve me partnerët ndërkombëtarë, duke pretenduar se ai ka shpallur “armiq” vende dhe përfaqësues diplomatikë.

Sipas Nokës, kryeministri ka sulmuar publikisht Gjermaninë dhe ministrin e Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, si dhe të ngarkuarën me punë të SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn.

 

Të fundit