Flash News

Ditari i Opozitës

Noka: Ne hamë atë që as bagëtitë e Serbisë nuk e konsumojnë

Noka: Ne hamë atë që as bagëtitë e Serbisë nuk e

Deputeti demokrat Flamur Noka ka hedhur akuza ndaj qeverisë se nuk ka mbështetur fermerin shqiptar.

Nga fjala që mbajti në Kuvend, Moka tha se gjendja është shumë problematike, pasi sipas tij shqiptarët konsumojnë atë që nuk hanë as bagëtitë e Serbisë.

“Në Shqipëri gjëja e gjallë po shfaroset. Në Elbasan vaji i ullirit kishte bllokuar edhe banesat sepse nuk kishin ku ta çonin. Qumështi pluhur që vjen këtu e ka falimentuar fermerin shqiptar. E tha edhe kolegu Braçe, në Lushnje fermerët nuk kanë mbështetje.

Ne hamë atë që nuk hanë as bagëtitë e Serbisë, se hanë, po e hamë ne këtu. Deri në fund të mandatit tuaj nuk do të gjeni as 100 kokë lopë në Shqipëri”, ka thënë Flamur Noka.

 

Të fundit